Ylli i Anglisë humb finalen me Italinë

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 13:56
Ylli i Anglisë humb finalen me Italinë

Phil Foden do të mungojë në finale të “Euro 2020”, Anglia përballet me Italinë të dielën nga ora 21:00

Anglia po zhvillon përgatitjet e fundit për finalen e “Euro 2020” kundër Italisë.

Trajneri Gareth Southgate ka marrë një lajm të keq një ditë para finales. Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, nuk do të jetë i gatshëm për finale.

Foden ka pësuar një dëmtim në stërvitje të premten dhe nuk do të rikuperohet me kohë për të dielën.

Foden ishte titullar në sfidën e parë në Evropian, por më inkuadrohej shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë, por duke luajtur gjithmonë rrol të rëndësishëm te “Tre Luanët” edhe si zëvendësues. 

(Kosova Sot Online)