Liverpoolit i prishen punët, kërkohet shkëmbimi Griezmann-Saul

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 14:06
Liverpoolit i prishen punët, kërkohet shkëmbimi Griezmann-Saul

Skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid po mendojnë të bëjnë “biznes”.

Sipas “Mundodeportivo.com”, Barcelona dhe Atletico Madridi po mendojnë për shkëmbimin e Antoine Griezmann dhe Saul Niguez.

Mos ardhja e Wijnaldum në “Camp Nou” ka bërë që Barça të kërkojë zgjidhje tjetër për një mesfushor të klasit të tij.

Mirëpo Barcelona po përballet me probleme ekonomike dhe paga e Griezmann mund të jetë një barrë për ta, por ata gjithashtu nuk kanë para për të përmbushur kërkesat e mëdha të klubeve për një mesfushor të mirë.

Sipas artikullit, klubet kanë levërdi të bëjnë këtë shkëmbim dhe kanë nisur negociatat ndërmjet vete.

Kështu që, një shkëmbim ndërmjet Griezmann dhe Saul Niguez ka dalë si ide dhe mund të bëhet realitet.

(Kosova Sot Online)