Interi fiton garën për Zefin me Cityn

  • S.A /
  • 10 July 2021 - 16:47
Interi fiton garën për Zefin me Cityn

Interi e ka mposhtur Manchester City në garën për të nënshkruar me talentin irlandez, Kevin Zefi,  ka shkruar sot Football Insider

Sulmuesi anësor i The Shamrock Rover (16) ka arritur marrëveshje me gjigantët e Serie A dhe do të jetë në Itali për të nënshkruar me klubin e tij të ri. Një burim afër ti i ka thënë Football Insider që Zefi ka arritur marrëveshje tri vjeçare me Interin.

Është një blerje e madhe për kampionët e sezonit të kaluar të Serie A të cilët kanë mposhtur disa klube të mëdha në Europë për nënshkrimin e të riut. Kjo përfshinë edhe kampionët e Anglisë Manchester City derisa talenti i ri është lidhur me një kalim edhe te Manchester United dhe PSV Eindhoven.

Kalimi i Zefit te Interi është bërë i mundur edhe me ndihmën e legjendës irlandeze Stephen Carr, ish mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, i cili është shokë i familjes se tij dhe këshilltar i sulmuesit të ri. 

(Kosova Sot Online )