Anglia bëhet kombëtarja e 13-të që siguron finalen e Kampionatit Evropian, këto janë statistikat e plota

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 17:08
Anglia bëhet kombëtarja e 13-të që siguron finalen e Kampionatit Evropian, këto janë statistikat e plota

Italia dhe Anglia do të përballen nesër në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar në “Wembley”, atje ku të dy kombëtaret synojnë trofeun e madh.

Anglia është kombëtarja e 13-të që merr pjesë në një finale të Kampionatit Evropian.  Historia thotë se vetëm 3 nga 12 kombëtaret kanë humbur finalen e tyre të parë: Jugosllavia në 1960, Belgjika në 1980 dhe Portugalia në 2004.

Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në “Wembley”, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.

Mbetet të shihet se a do të ndikojnë pozitivisht këto statistika edhe në ndeshjen e nesërme, atje ku pritet rivalitet i madh deri në sekondat e fundit.

(Kosova Sot Online)