PSG “shumë afër” titullit të parë të Champions League, këmbëngul Ramos

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 15:48
PSG “shumë afër” titullit të parë të Champions League, këmbëngul Ramos

Sergio Ramos sezonin tjetër do të luajë sërish në Champions League, por me një fanellë krejtësisht tjetër.

Do të jetë habitëse ta shohësh në fushë një lider si Ramos me fanellë tjetër, por ashtu do të ndodhë, ai është larguar nga Real Madridi për t’u transferuar te Paris Saint Germain.

Ai shpreson të ndihmojë Parisin që të triumfojë në Champions League, në garën sipas të cilit, PSG-ja është shumë afër që t’i dali në krye.

“Ajo që vura re më shumë në lidhje me këtë klub është forca e tij”, tha ai për PSG TV.  “Etja për fitore që kanë lojtarët. Ata duan të vijnë në një klub si ky”.

“Ata kanë luajtur tashmë në finalen e Ligës së Kampionëve, janë shumë afër që të fitojnë atë dhe kjo është diçka që më tërheq. Mund të jetë një martesë e përsosur”.

“Nëse mund të kontribuoj në të, kjo do të ishte e mrekullueshme për mua. Është një ëndërr të mendosh për të fituar Ligën time të pestë të Kampionëve dhe të parën për klubin tonë”.

(Kosova Sot Online)