Leo Messi poston video emocionale në Instagram, pasi e arriti lavdinë me Argjentinën

  • S.A /
  • 12 July 2021 - 10:00
Leo Messi poston video emocionale në Instagram, pasi e arriti lavdinë me Argjentinën

Lionel Messi ua ka kushtuar triumfin emocional të Argjentinës në Kupën e Amerikës 45 milionë argjentinasve dhe legjendës Diego Armando Maradona. Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës pasi e mundi Brazilin 1:0 në finalen e së shtunës në Maracana, falë një goli të Angel Di Marias.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka fituar trofe dhe çmime të panumërta në nivel klubi me Barcelonën, më në fund e fitoi trofeun e parë të madh me Argjentinën.

Ikona 34-vjeçare, i cili është lojtari i lirë tani për tani pasi i ka mbaruar marrëveshja me Barcelonën, vazhdon ta shijojë triumfin e paharrueshëm dhe shpreson se i ka bërë të lumtur bashkatdhetarët e vet. Në një reagim në Instagram pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë me katër gola, pesë asiste në gjashtë ndeshje.

“Kupa e Amerikës ishte e jashtëzakonshme. Ne e dimë se ende mund t’i përmirësojmë shumë gjëra, por e vërteta është se djelmoshat dhanë gjithçka dhe unë nuk mund të jem më krenar se kaq që e kam fatin të jem kapiten i këtij grupi spektakolar”, shkroi Messi.

“Dua t’ua kushtoj këtë sukses familjes ime, e cila më ka thënë forcë gjithmonë për të ecur përpara, miqve të mi të cilët i dua shumë dhe të gjithë njerëzve që besuan tek ne dhe më së shumti të gjithë 45 milionë argjentinasve, të cilët kanë përjetuar një kohë kaq të vështirë me virusin”.

“Ky është për të gjithë dhe natyrisht për Diegon, i cili sigurisht na ka përkrahur neve nga kudo që ndodhet. Në mënyrë që ta vazhdojmë festën, duket të kujdesemi për veten. Mos të harrojmë se kemi një rrugë të gjatë për t’iu kthyer normalitetit dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë lumturi për të fituar pak më shumë forcë për ta luftuar virusin së bashku”, shtoi Messi.

Messi u zgjodh lojtari më i mirë i turneut dhe po ashtu golashënuesi më i mirë i turneut, me katër gola dhe pesë asiste në gjashtë ndeshje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

(Kosova Sot Online )