“Bir bushtre më mposhte” – Neymari zbulon bisedën me Messin

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 15:50
“Bir bushtre më mposhte” – Neymari zbulon bisedën me Messin

Neymari e ka uruar Lionel Messin për fitimin e trofeut të parë të madh me Argjentinën, duke e quajtur ish-bashkëlojtarin e vet si futbollistin më të madh në historinë e futbollit në një postim emocional në rrjetet sociale.

Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës pasi e mundi Brazilin 1:0 në finalen e së shtunës në Maracana, falë një goli të Angel Di Marias

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar, i cili luajti për krah Messit në Barcelonë për katër vjet, zbuloi se çfarë i kishte thënë 34-vjeçarit gjatë përfarimit të tyre emocional në fushë pas fishkëllimës së fundit.

Në një reagim në Instagram, Neymari shkroi: “Humbja më lëndon dhe është diçka me të cilën ende nuk mund të pajtohem”

Ai shtoi: “Dje, kur humba, shkova ta përqafoj më të madhin dhe më të mirin që e kam parë duke luajtur në historinë e futbollit, mikun dhe vëllain time Messin. Isha i trishtuar dhe u talla me të: ‘Bij bushtre më ke mposhtur’. Jam shumë i pikëlluar që kam humbur, por ky njeri është i mahnitshëm!”

(Kosova Sot Online)