Varane shumë afër një marrëveshje me United

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 17:42
Varane shumë afër një marrëveshje me United

Raphael Varane është për momentin në pushime por Manchester United janë duke vazhduar negociatat për një transfer të mbrojtësit të Real Madridit.

Manchester United janë shumë afër një arritje të një marrëveshje personale me Raphael Varane, derisa kanë bërë hapa të përparuar edhe për transferin e mbrojtësit të Real Madridit.

Burime të afërta të Manchester Evening News (MEN) nga United kanë thënë se marrëveshje “nuk është larg” finalizimit, me 28 vjeçarin Varane që shpreson që marrëveshja të kryhet gjatë javës së ardhme. Preferenca e Varane është që të udhëtojë drejt në Manchester pas pushimeve të tij, se sa të rikthehet në stërvitjet parasezonale me Real Madridin.

Madridi dëshiron ta shet Varane këtë verë derisa ai ka vetëm edhe një vit kontratë me ekipin e Los Blancos, pasi që nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e tij pa para. Siç zbulon MEN Madridi ka dashur ta shet Varane gjatë muajit mars.

Negociatat janë duke vazhduar edhe pse “ngadalë” por ka besim që Varane do t’i bashkohet Unitedit këtë verë. Nuk ka nguti për të kompletuar nënshkrimin e Varane derisa ai është në pushime për shkak se ishte i ftuar me Francën në Euro 2020.

Madridi do të dëshironte që të fitonte 80 milionë euro nga Varane por e di që nuk mund ta kërkojë këtë shumë dhe do të detyrohet që ta shesë më lirë, por për një çmim “të mirë”.

Sipas mediumit britanik United po kërkon që ta transferojë atë për 50 milionë funte por Madridi ende është duke kërkuar më shumë para. 

(Kosova Sot Online)