Federata e Anglisë do t’i dënojë tifozët që hynë me dhunë në Euro 2020

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 18:54
Federata e Anglisë do t’i dënojë tifozët që hynë me dhunë në Euro 2020

Një numër i madh i tifozëve pa bileta kanë arritur që të hynë në stadium të dielën derisa Anglia ka humbur në finale të Euro 2020 pas penalltive

Federata e Futbollit e Anglisë ka thënë se do të ndalojë çdo tifozë që ata zbulojnë se ka hyrë brenda pa biletë, derisa ata kishin shpërthyer kordonin e policisë dhe kishin hyrë brenda para se ndeshje të fillojë.

Një numër i tyre kishin arritur të hynë pa bileta, me skena të tmerrshme që nuk i shkojnë një ngjarje që mendohet të jetë festë për sukses ose jo të një ekipi kombëtar. Ata që kanë bërë këtë panë Tre Luanët duke humbur me penallti në një ndeshje pa shije të mirë kundër Italisë, të cilët edhe pas 55 viteve kanë mbetur pa fituar një garë ndërkombëtare.

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham i ka thënë programit “Today” të BBC Radio Four se ndaj këtyre tifozëve pritet që të merren masa. “Ne do të bëjmë në rishikim te tërësishëm dhe ne do të hapim bashke me policinë për t’i zënë të gjithë ata që bënë këtë tollovi dhe do të kujdesemi që mos të ndodh më”, ka thënë ai.

“Të gjithë ata që do të zihen natyrisht do të përjashtohen nga tifozët e Anglisë dhe do të marrim masa kundër tyre. Bullingham ka shtuar se “pijanecët” që hynë me forcë në Wembley do të marrin dënimin e merituar. “Në drejtojmë një stadium, jo një kështjellë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi një ekip fantastik të sigurisë në stadium dhe ata nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë”. Bullingham po ashtu ka kërkuar falje për çdo tifozë të cilët kanë pasur përvoja negative nga Euro 2020 apo veprimet e tyre kanë dëmtuar dikë.


(Kosova Sot Online)