Italia nuk organizon paradë pasi fitoi Euro 2020

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 19:53
Italia nuk organizon paradë pasi fitoi Euro 2020

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i ka mirëpritur Azzurrët në Pallatin Quirinale sot, por ka thënë se ata nuk mund të organizojnë një paradë të fitores nëpër rrugët e Romës

Djemtë e Roberto Mancinit fituan Euro 2020 duke e mposhtur në penallti Anglinë në finale në Wembley. Italianët kanë festuar mbrëmë tërë natën nëpër rrugët e Italisë. Skuadra është kthyer në Romë në mëngjesin e së hënës ku ishin mbledhur rreth 200 persona për t’i pritur ata në aeroportin e Fiumicinos në orën 7 të mëngjesit.

Presidenti i Italisë, SergioMattarella ka pritur skuadrën Azzurre në pallatin Quirinale në ora pesë të mbrëmjes. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi po ashtu është takuar me Azzurrët në pallatin Chifi, në ulësen e Këshillit të Ministrave dhe rezidencën zyrtare të Kryeministrit.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, nuk do të këtë paradë të fitores për shkak se duhet shmangur turmat e njerëzve. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë dritë të gjelbër dhe duket se Azzurrët nuk do të marrin autorizimin për të festuar në rrugë.

(Kosova Sot Online)