Liverpool ende nuk ka kontratë të re për Salah

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 21:35
Liverpool ende nuk ka kontratë të re për Salah

Në maj, sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah kishte thënë se askush nga klubi nuk i është ofruar atij për t’i ofruar ndonjë kontratë të re

Për ktë rast, kohëve të fundit ka folur edhe njëri prej gazetarëve më të besuar në Europë për futbollin, Fabrizio Romano. Kontrata e tanishme e Salahut skadon në verën e 2023. Romano ka thënë se salah dhe klubi tani pritet që të folin për kontratën e re. Por, sipas Romanos, ata nuk i kanë ofruar atij kontratë dhe ende nuk ka ndonjë pajtueshmëri në mes të palëve për të.

“Këto biseda për kontratën ende nuk janë në fazën finale”, ka thënë Romano sot ekskluzivisht për Anfield Watch. “Ata janë duke biseduar por nuk ka asgjë konkrete”.

Por, më shumë gjasë Salah do të nënshkruajë zgjatjen e kontratës, tani ose më vonë. Salah ka qenë një supertransferim i Reds. Liverpool ka nënshkruar me Salah nga Roma për rreth 42 milionë euro. Të gjitha paratë kanë qenë një investim i duhur deri me tani. Salah ka shënuar 125 gola dhe ka regjistruar 47 asiste në 203 paraqitje për klubin.

Salahu ka fituar Ligën e Kampiuonëve, Super Kupën e UEFA-së, Botërorin e Klubeve dhe titullin e Premier ligës me Reds. S’paku klubi dhe Salah tani kanë filluar bisedat (sipas Romanos) për një marrëveshje të re. Salah shënoi 31 gola në 51 paraqitje për Reds sezonin e kaluar 

(Kosova Sot Online)