Pesë momentet kyçe në triumfin e Italisë në Euro 2020

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 21:43
Pesë momentet kyçe në triumfin e Italisë në Euro 2020

Italia e ka fituar Euron për herë të dytë në histori dhe Susy Capanale ka zgjedhur pesë momentet kyçe që pse Azzurri arritën që të fitojnë mbrëmë

Ishte një natë legjendare në Wembley ku Azzurrët arritën të bëhen kampion i Europës pasi mposhtën Anglinë në penallti. Ishte fundi i një udhëtimi të gjatë që filloi në Romë para një muaji. Këto janë pesë momentet kyçe që Azzurri arritën që të fitojnë në Euro 2020.

Duke jetuar “La Vida Locan”

Manuel Locatelli ishte hyrë në vend të Marco Verrattit kundër Turqisë, por ai tregoi vlerat e tij në atë fitore 3-0 kundër Zvicrës. Pasi i tij sensacional me vole dhe kthimi i pasimit nga Domenico Berardi bëri që shoku i tij i Sassuolos të shënoi pasi vrapon për të goli. Locatelli shënoi dhe ishte njëri nga tre lojtarët që do të shënonte dy gola për Italinë në këtë ndeshje, pasi që këtë e kishte bërë Pierluigi Casiragji më 1996 dhe Mario Balotelli më 2012. Edhe pse paraqitjet e tij u kufizuan pas rikuperimit të Verrattit, Locatelli ka treguar se është një opsion i duhur i së tashmes dhe së ardhmes për Kombëtaren e Italisë.

Ofsajdi që shpëtoi Italinë

Italia pësoi golin e parë në Euro 2020 duke përfunduar kështu rekordin prej 11 ndeshjeve pa pësuar gol gjatë 1/8-ës së finales kundër Austrisë, por ky nuk është momenti i vetëm që ndryshoi hapin e tyre. Në vend të kësaj, ata ishin shumë afër që të shënonin, Marko Arnautovic që goditi me kokë por që u mohua pas rishikimit të VAR. Kjo ishte një moment zgjimi që ju desh atyre në atë çfarë doli një ndeshje e vështirë në eliminim direk që ndikojë tek ta për ta ndryshuar ndeshjen. Ishte Federico Chiesa që do të bënte një solo aksion në kohën shtesë që do t’i eliminonte austriakët. Pastaj do të shënonte Matteo Pessina, por do të ishte ndryshe po që se do të shënonte Arnautovic.

Manuali “Tiraggir”

Kishim pritur shumë, ai kishte disa tentime për gol, por italiani Lorenzo Insigne lëshoi një goditje harkore për të shënuar golin e dytë kundër Belgjikës në çerekfinale. Sulmi i Insigne është i njohur për tifozët e Napolit që tani ishin tifozë dhe lojtarë të Italisë, e ku e kanë shkurtuar dhe kanë krijuar një frazë tiro-tiro në Tiraggir – gol harkor. Belgjika janë Kombëtarja numër 1 sipas rangimit të FIFA-së, kështu që pasi arriti në këtë rezultat komod, u fillua që të besohet se djemtë e Mancinit mund të bëjnë gjithçka.

Chiellini di si t’i kryejë punët

Italia gjithmonë ka pasur tension gjatë goditjeve të penalltive, por kjo ka ndryshuar viteve të fundit, kryesisht nga finalja e Botërorit më 2006. Ka më shumë besim nga Azzurri kur arrin në duelin e fundit dhe kjo u pa në gjysmëfinalen e vështirë kundër Spanjës, por goditja perfektë e penalltisë nga Giorgio Chiellini ishte më interesante se ajo e Jordi Albas. Buzëqeshja, humori që u bë aty ishte momenti kur ai kapi faqen e kapitenit kundërshtar. Ne do ia dalim. Edhe kur goditja e Locatellit shkoi keq, që u ndoq me një top të shpejt të Dani Olmos që nuk përfundoi në rrjetë, ne besimin se gjithçka ishte nën kontroll. Alvaro Morata tashmë kishte shënuar një gol, nuk kishte dyshime se ai do ta huq penalltinë, pra do të shënonte, derisa në fund nuk ka lojtar më të mirë për të goditur penalltitë sesa Jorginho.

Po vije në Romë

Gjithçka ishte kurdisur për një fitore të Anglisë, stadiumi dhe ai sektori i vogël i mbushur me tifozë blu, kur Luke Shaw shënoi gol që në minutën e dytë, Azzurri nuk u dorëzuan lehtë. Goditja me kokë e Verrattit përfundoi afër shtyllës, por ishte e vështirë për të shënuar, me Leonardo Bonuccin që arriti të shënoi pas kthimit të topit në këmbë. Ai po festonte pikërisht pranë këtyre tifozëve të fakt. Kishte vetëm një skuadër që dukej se po fitonte aty, pasi që Anglia luante thellë dhe me topa të gjatë, gjë që nuk arriti të bënte asgjë. Madje as kur Jorginho e humbi penalltinë, aty ishte Gianluigi Donnarumma. Kthejeni në shtëpi, kthejeni në shtëpi, kthejeni në shtëpi. Po vjen në Romë…

(Kosova Sot Online)