Çfarë Chiellini bëri me Saka, tregon gjithçka për të si mbrojtës

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 22:04
Çfarë Chiellini bëri me Saka, tregon gjithçka për të si mbrojtës

Jose Mourinho beson që fauli në Giorgio Chiellini në Bukayo Saka “tregon gjithçka” për solidaritetin në mbrojtjen e Italisë.

36 vjeçari shkaktoi një faul në sulmuesin anësor të Arsenalit para se të përfundonte koha e rregullt në finalen e EURO 2020. Anglezi e kaloi Chiellinin, i cili e kapi atë për fanelle duke e rrëzuar në tokë. Mbrojtësi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë, të cilin ai e pranoi pa protestuar.

Trajneri i Jose Mourinho ka komentuar faullin e Chiellinit, duke thënë se kjo shpjegon të gjitha për solidaritetin në mbrojtje të Azzurri. “Çfarë bëri Saka në Chiellinin tregon gjithçka. Ai bëri gabimin e vetëm në ndeshje, ai humbi por nga jashtë e rrëzoi atë. Saka ishte duke vrapuar, ai tha: ‘Jo, nuk shkon, qëndro me mua, fanella është e imja dhe ti nuk po shkon’”, tha Special One për TalkSport.


(Kosova Sot Online)