Sancho i kryen vizitat mjekësore këtë javë

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 14:50
Sancho i kryen vizitat mjekësore këtë javë

Futbollisti anglez do ta kompletojë transferimin në Manchester United nga Borussia Dortmundi pasi t’i kompletojë kontrollet mjekësore. Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe flitet se do t’ju kushtojë “Djajve të Kuq” 90 milionë euro

Jadon Sancho do ta kompletojë transferimin në Manchester United gjatë kësaj jave. Ylli anglez do t’i kryejë vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës me “Djajtë e Kuq”. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”.

Sancho ishte i angazhuar me Kombëtaren angleze në Euro 2020 dhe tash është koha të mendojë për të ardhmen e tij. Futbollisti i deridjeshëm i Borussia Dortmundit konsiderohet si një përforcim i madh për “Djajtë e Kuq”.

Besohet se United i ka shpenzuar 90 milionë euro për blerjen e lojtarit ofanziv. Sancho, nga ana e tij, do të nënshkruar kontratë pesëvjeçare pasi t’i kalojë vizitat mjekësore.

(Kosova Sot Online)