Gara për Topin e Artë 2021: A ka kush e ndal Messin nga fitimi i të 7-it?

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 16:05
Gara për Topin e Artë 2021: A ka kush e ndal Messin nga fitimi i të 7-it?

Pasi në vitin 2020 u anulua, Topi i Artë rikthehet këtë vit dhe për të do të garojnë më të mëdhenjtë dhe më të mirët e botës së futbollit.

Trofeu më i çmuar individual nuk do të jepet deri në dhjetor, megjithatë turnetë e këtij muaji do të kenë shumë ndikim për të vendosur se kush do të jetë në garë e kush jo për ta pasuar fituesin e fundit nga vitit 2019, Lionel Messi

Tani që Kampionati Evropian 2020 dhe Kupa e Amerikës 2021 mbaruan me sukses, lojtarët më të mirë në botë të sezonit të fundit kanë filluar të dalin në sipërfaqe.

Prandaj, bazuar në paraqitjet e deritanishme në sezonin 2020/21, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Jorginho, N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku janë pesë pretendentët kryesorë tani për tani.

Renditja mund të ndryshojë deri në dhjetorë, megjithatë.

5. Romelu Lukaku (Inter)

Në viti 2021 Lukaku i shënoi 22 gola, 7 asiste. E fitoi titullin në Serie A.

4. N’Golo Kante (Chelsea)

Në vitin 2021 Kante e bëri një asist. E fitoi Ligën e Kampionëve.

3. Jorginho (Chelsea)

Në vitin 2021 Jorginho i shënoi 5 gola, 2 asiste. Ai e fitoi Kampionatin Evorpian 2020 dhe Ligën e Kampionëve.

2. Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Në vitin 2021 Lewandowski i shënoi 34 gola, 4 asiste. Ai e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Botës për Klube.

1. Lionel Messi (Pa klub)

Në vitin 2021 Messi i shënoi 33 gola, 14 asiste. Ai e fitoi Kupën e Amerikës dhe Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot Online)