Rui Patricio po dezerton nga Wolves, kompleton kalimin te Roma

  • S.A /
  • 13 July 2021 - 16:10
Rui Patricio po dezerton nga Wolves,  kompleton kalimin te Roma

Rui Patricio ka zbarkuar tashmë në kryeqytetin italian për të kryer testet mjekësore te Roma dhe më pas ai thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025 me La Lupa.

Giallorossët, sipas Calciomercato.com, ka arritur një marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për të paguar 11.5 milionë euro nga viti 2022. Rui Patricio i ka ndaluar pushimet për t’u bashkuar me skuadrën e re të Jose Mourinhos dhe për të filluar stërvitjen me Romën në 12 ditë.

Raportimi bën të ditur se 33-vjeçari ka mbërritur në Romë për të kryer ekzaminimet mjekësore në Villa Stuart.

Ai më pas do të shkojë në Trigoria për të takuar shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin, por mbi të gjitha nënshkruaj marrëveshjen deri në qershor të vitit 2025 me vlerë dy milionë euro në sezon.

Rui Patricio largohet nga Wolves pas tre sezonesh, ku ai arriti nga Sporting CP në korrik të vitit 2018 për një shumë të raportuar prej 18 milionë euro.

(Kosova Sot Online )