Ramos hap debat në PSG: “Mbappe duhet të shkojë në Real Madrid…”

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 16:39
Ramos hap debat në PSG: “Mbappe duhet të shkojë në Real Madrid…”

Sergio Ramos, që është transferuar pak ditë më parë në Paris Saint Germain, ka hapur debat që mund t’i shkaktojë atij personalisht probleme.

Ish kapiteni i Real Madridit, pa u menduar dy herë, tha se Kylian Mbappe duhet të shkojë dhe të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Natyrisht, një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Megjithatë, Ramos ka qetësuar ata pak duke thënë që ndoshta jo këtë verë, sepse dëshiron të paktën një sezon të luajë me të

A do ta këshillonit Mbappé të shkojë në Madrid në një moment në karrierën e tij?

“Sigurisht. Madrid është një nga klubet më të mira në botë. Në nivel historik, më i miri. Për mua, lojtarët e mëdhenj duhet të shkojnë atje. Por, tani e dua atë në ekipin tim. Unë dua të fitoj dhe për këtë dua që më i miri të jetë pranë meje”, deklaroi Ramos për AS. 


(Kosova Sot Online)