Ramos mezi pret të luajë me Neymarin dhe Mbappen

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 17:17
Ramos mezi pret të luajë me Neymarin dhe Mbappen

Pas 16 sezoneve, Sergio Ramos nuk është lojtar i Real Madrid.

Ai nuk arriti marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës dhe ashtu si shumë legjenda tjera, Reali në njëfarë mënyre e “poshtëroi” edhe kapitenin që i ka dhënë shumë klubit, duke e larguar atë.

Sido që të jetë, Sergio s’ka përfunduar, ai do ta vazhdojë karrierën të një klub i madh, siç është Paris Saint Germain.

Aty ai do të luajë me më të mirët, veçuar Neymarin dhe Kylian Mbappen.

“Mendoj se ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm”, u shpreh Ramos për AS.

“Jam i ngazëllyer për të luajtur me Neymar, me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira”.

“Gjithashtu me Kylian, i cili është një lojtar i shkëlqyeshëm. Por, pavarësisht se kush luan, gjëja më e rëndësishme është të fitosh”.

(Kosova Sot Online)