Uzuni me het-trik në “Fadil Vokrri” e eliminon Prishtinën, do të “luftojë” në UEFA Conference League

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 22:32
Uzuni me het-trik në “Fadil Vokrri” e eliminon Prishtinën, do të “luftojë” në UEFA Conference League

FC Prishtinën e ka pasur një mision të vështirë në Ligën e Kampionëve.

Bardhekaltrit pritën skuadrën e njohur hungareze, Ferencvaros, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues në Champions League.

Kampionia e Kosovës e humbi ndeshjen e parë me rezultat të thellë, 0:3 javën e kaluar në udhëtim, dhe e kishte të vështirë të rikthejë gjërat në favorin e saj, diçka që ndikoi dhe humbi sfidën e kthimit 3-1,

Tre golat në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” i shënoi sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, derisa për Prishtinën shënoi, Mendurim Hoti.

Pas eliminimit nga Championsi, FC Prishtina do t’i vazhdojë garat në UEFA Conference League.

Pjesë e kësaj lige të sapoformuar tashmë janë edhe dy skuadrat tjera kosovare, Drita dhe Llapi. 

(Kosova Sot Online)