Kundërshtari i mundshëm i Prishtinës në UEFA Conference League dhe orari

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 23:15
Kundërshtari i mundshëm i Prishtinës në UEFA Conference League dhe orari

Prishtina është eliminuar nga Chmapions League.

Në sfidën kthyerës, Prishtina humbi 1-3 në Fadil Vokrri nga Ferencvarosi, derisa ishte mposhtur 3-0 në takimin e parë.

Sido që të jetë, skuadra kosovare do të vazhdojë aventurën në Evropë, tani në garën e re të krijuar, në UEFA Conference League.

Bardhekaltërit do të takohen me humbësin e ndeshjes, mes kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomands dhe kampionët e Armenisë, Alashkert.

Kjo sfidë është paraparë të zhvillohet të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online)