Historia se si Ramos mori numrin ‘4’ duke folur me Navasin dhe Kehrerin: “Kushton shumë…”

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 23:39
Historia se si Ramos mori numrin ‘4’ duke folur me Navasin dhe Kehrerin: “Kushton shumë…”

Sergio Ramos tashmë është i Paris Saint Germain.

Ai u transferua si lojtar i lirë në Francë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin dhe nuk gjeti akordin që të rinovojë me 13 herë kampionët e Evropës.

Numri ‘4’, që e ka bartur pothuajse gjithë karrierën, ishte i zënë, kështu Ramos u desh të negociojë pak për ta marrë atë.

Duket se Navas ka qenë negociatori, pasi tani është zbuluar një video end epa u bërë Ramos zyrtare, se si diskutonin për numrin.

“Shok, më duhet ai numër”, dëgjohet Ramos duke thënë në video live me Navasin, të cilët i përgjigjen: “Është i shtrenjtë”, thotë Kherer, derisa Navas e siguron Ramos se do ta marrë edhe nëse kushton shumë; “Unë do ta paguaj”.

Ishte kjo biseda mes futbollistëve që dukeshin të lumtur që do të luajnë së bashku, sidomos Ramos dhe Navas, që njiheshin nga koha në Madrid dhe kishin krijuar miqësi edhe familjare, shpesh duke i kaluar së bashku pushimet verore.

(Kosova Sot Online)