Benjamin Kololli arrin marrëveshje me klubin japonez

  • G.G /
  • 14 korrik 2021 - 12:10
Benjamin Kololli arrin marrëveshje me klubin japonez

Benjamin Kololli ka arritur marrëveshje me Shimizu S-Pulse, klubit nga kategoria e parë e futbollit japonez, sipas një mediumi zviceran.

Kololli është lojtar i lirë pasi Zurich vendosi të mos ia vazhdojë kontratën anësorit të Kombëtares së Kosovës, pasi i kishte mbaruar marrëveshja më 1 korrik.

29-vjeçari tani ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin e J-League Shimizu S-Pulse, e cila do ta mbajë atë në Japoni deri në verën e vitit 2023, sipas 4-4-2.ch.

Kjo do të jetë përvoja e parë e kosovarit jashtë futbollit zviceran, ku ai bëri karrierë me Zurich, Lausanne-Sport, Sion dhe Young Boys.

Kololli i kaloi tri vitet e fundit në Zurich, për të cilin i shënoi 22 gola në 78 paraqitje.

Ai i bëri 150 paraqitje në Superligën e Zvicrës gjatë karrierës së tij, duke i shënuar 42 gola dhe 27 asiste. 

(Kosova Sot Online)