Milani i kthen përgjigje PSG-së për Theo Hernandezin

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 13:44
Milani i kthen përgjigje PSG-së për Theo Hernandezin

Milani e ka hedhur poshtë ofertën e Paris Saint-Germain për mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, e cila thuhej të ishte në vlerë prej 40 milionë eurove.

Theo iu bashkua Milanit nga Real Madridi në vitin 2019 dhe që prej atëherë ka shkëlqyer në fanellën kuqezi, duke ua tërhequr vëmendjen klubeve të mëdha.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A nuk ia siguruan një vend përkrah vëllait të vet, Lucas, në ekipin kombëtar, por francezët nuk janë duke e injoruar plotësisht 23-vjeçarin.

Gjiganti i Ligue 1 dëshiron ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe e sheh Theon si ideal, pasi ia i shënoi 15 gola dhe i dha 13 asiste në 81 ndeshje për Milanin.

Sipas Tuttosportit, PSG-ja ia ofroi Milanit plot 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Por Milani, i cili e bleu Theon për 21.5 milionë euro nga Real Madridi në vitin 2019, nuk është i interesuar të dëgjojë oferta për mbrojtësin e majtë. Theo ka kontratë me Milanin deri më 2024.

PSG-ja ka bërë blerje të bujshme këtë verë, pasi ka afruar yjet si Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Georginio Wijnaldum dhe pritet të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma së shpejti. 

(Kosova Sot Online)