Griezmann mund të kthehet në Atletico, Barça po e mendon shkëmbimin

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 15:04
Griezmann mund të kthehet në Atletico, Barça po e mendon shkëmbimin

Barcelona po e shikon mundësinë që ta shkëmbejë sulmuesin francez me Saul Niguezin. Në të kundërtën, do ta mundohet ta shesë kampionin e botës pasi ka nevojë për para

Antoine Griezmann mund të rikthehet në Atletico Madrid. Sulmuesi francez nuk ia doli të linte gjurmë në eksperiencën e tij në Barcelonë. Prandaj, gjiganti katalunas po e shikon mundësinë si ta sistemojë atë diku tjetër.

Sipas mediumit britanik “Telegraph”, Barça e ka idenë që t’i shkëmbejë lojtarët me Atleticon, përcjell “Gazeta Express. Me këtë rast, Griezmann do të rikthehej në Madrid, kurse Saul Niguez do të shkonte në “Camp Nou”.

Barça ka nevojë për para dhe po mendon ta shesë francezin, nëse nuk arrin marrëveshje me kampionin e ri spanjoll. Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)