Audio ku Perez thotë për Ronaldon “është idiot, i sëmurë”

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 17:43
Audio ku Perez thotë për Ronaldon “është idiot, i sëmurë”

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit.

El Confidencial ka publikuar sot një tjetër audio, këtë herë e regjistruar në vitin 2012 kur Florentino Perez flet për Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon, të dy pjesë e Real Madridit atë kohë, sezoni i fundit për trajnerin portugez, pasi në maj të vitit 2013 u largua, derisa audio daton në tetor të vitit 2012.

Fjalët e zbardhura janë tërësisht të papranueshme dhe kanë shkaktuar “tërmet” në shtëpinë e Madridit

(Kosova Sot Online)