Maguire: “Ia thyen brinjët babait, mezi merrte frymë”

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 18:19
Maguire: “Ia thyen brinjët babait, mezi merrte frymë”

Babai i Harry Maguire, mbrojtësit të Anglisë, ishte “viktimë” e përleshjeve të tifozëve me policinë para stadiumit “Wembley”.

Ditën e finales në Kampionatin Evropian, mes Anglisë dhe Italisë, tifozët anglezë turpëruan veten dhe të tjerët, duke bërë shumë sherre para stadiumit, dhe duke u përleshur me policinë.

Ata tentuan të thyejnë barrierat para stadiumit për të hyrë brenda, në mungesë të biletave për të përcjellë atë finale.

Një gjë të tillë e bën edhe të hyrjet e VIP, aty ku u gjend në ato momente babai i Harry Maguire, mbrojtësit të Anglisë.

Maguire ka zbuluar se babai i tij kishte thyer brinjët “dhe mezi merrte frymë”.

Ai ka kërkuar që të gjithë të mësojnë nga ajo pamje e shënuar në ditën e finales së “Euro 2020”.

(Kosova Sot Online)