Donnarumma arrin në PSG, pritet zyrtarizimi

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 19:03
Donnarumma arrin në PSG, pritet zyrtarizimi

Gigio Donnarumma tashmë ndodhet në Paris.

Ai ka bërë videot, fotografitë e nevojshme, testet mjekësore dhe pas pak do të vijë edhe zyrtarizimi.

Donnarumma tashmë ka nënshkruar kontratën me Paris Saint Germain deri në qershor të vitit 2026.

Ai u largua nga Milani pas gjashtë vjetësh, me të cilin klub bëri 251 paraqitje.

22-vjeçari nuk gjeti gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe e pranoi ofertën joshëse të PSG-së, ku do të fitojë deri në 10 milionë euro në sezon. 


(Kosova Sot Online)