Fjalët e para të Donnarummës si lojtar i PSG-së

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 20:52
Fjalët e para të Donnarummës si lojtar i PSG-së

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, ndërsa pasditen e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Gigio Donnarumma bëhet futbollisti më i ri i Paris Saint Germain.

Ai ka nënshkruar me kryeqytetasit francezë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.

Donnarumma, që pak ditë më parë u shpall kampion me Italinë në “Euro 2020”, sezonin e ri do ta nisë në një tjetër kampionat dhe me një ekip të mbushur me yje si Neymar, Ramos, Mbappe, Wijnaldum, Hakimi, Marquinhos, Verratti, etj.

“Jam i ngazëllyer që do të jem pjesë e një klubi të madh si PSG. Jam gati për këtë sfidë të re, për të vazhduar të rritem. Me Parisin, dua të fitoj sa më shumë që mundem dhe t’i gëzojmë tifozët”, u shpreh Donnarumma.

(Kosova Sot Online)