FC Prishtina mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në UEFA Conference League

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 22:01
FC Prishtina mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në UEFA Conference League

FC Prishtina ka mësuar tashmë emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Pas eliminimit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, kryeqytetasit garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione e Kosovës do të takohet me kampionin e Uellsit, Connah’s Quay Nomads, pasi këta të fundit u eliminuan sonte nga Alashkert në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online)