E konfirmon Maldini, Giroud mund të konsiderohet lojtar i Milanit

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 22:32
E konfirmon Maldini, Giroud mund të konsiderohet lojtar i Milanit

Mungon zyrtarizimi, por Oliver Giroud mund të konsiderohet tashmë lojtar i Milanit.

Këtë e ka bërë të ditur legjenda, Paolo Maldini.

Ai ka konfirmuar se Giroud do të arrijë nesër në Milano.

“Po, Olivier Giroud duhet të arrijë nesër. Oliver është kampion, ai ka bërë gjëra të mira me Chelsean dhe Francën”, tha Maldini për DAZN.

“Ai është tipi i lojtarit që ne kemi dashur, pasi kemi shumë lojtar të rinj, kemi nevojë për lojtar me më eksperiencë”. 

(Kosova Sot Online)