Serie A i hap stadiumet në kapacitet prej 50%

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 12:25
Serie A i hap stadiumet në kapacitet prej 50%

Serie A është duke punuar për t’ua mundësuar klubeve t’i mbushin stadiumet e tyre përgjysmë me tifozë gjatë sezonit të ri 2021/22, sipas mediave italiane.

Lega Serie A është duke i bërë trysni qeverisë italiane për rihapjen e stadiumeve, qoftë edhe përgjysmë, në mënyrë që t’i ndihmojë klubet financiarisht.

Klubet e Serie A i kanë humbur 1.2 miliardë euro që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, për shkak se u detyruan t’i zhvillojnë ndeshjet pa tifozë dhe për shkak të rënies së të hyrave nga sponsorët.

Gjatë shpalosjes së kalendarit të ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22, presidenti i Serie A Dal Pino i bëri thirrje qeverisë italiane ta lejojë hapjen e stadiumeve plotësisht, por kjo kërkesë e tij është vështirë e pranueshme.

Megjithatë, sipas Gazzeta dello Sport, qeveria italiane mund të pranojë ta lejojë hapjen e stadiumeve me kapacitet prej 50 për qind për sezonin e ri.

Njerëzit e vaksinuar do të lejohen të shkojnë në stadiume për t’i parë ndeshjet e Serie A, që nis më 22 korrik.

Bisedimet mes Serie A dhe qeverisë italiane kanë nisur që disa javë, por autoriteteve iu duhet ta vëzhgojnë gjendjen me koronavirus në vend, për shkak të përhapjes së variantit Delta.

(Kosova Sot Online)