Man City e monitoron situatën e Lewandowskit

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 15:02
Man City e monitoron situatën e Lewandowskit

“Citizens” do ta prisnin krahëhapur sulmuesin polak, nëse ai vendos të largohet nga Bayerni. Trajneri Pep Guardiola është admirues i veteranit të sulmit

Manchester City është duke e monitoruar me kujdes situatën e Robert Lewandowskit. Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi polak është i hapur për t’u larguar nga Bayern Munichu.

“Citizens” po hasin në vështirësi për ta transferuar Harry Kanen nga Tottenhami, dhe po shikojnë alternativa. “Daily Mail” raporton se Lewandowski shihet si zëvendësuesi ideal i të larguarit Sergio Aguero.

32 vjeçari polak pëlqehet mjaft nga trajneri Pep Guardiola. Ai i ka edhe dy vjet kontratë me Bayernin dhe do të kushtonte më lirë sesa Kane. Lewandowski në vitet e fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)