Rashica zgjedh numër befasues te Norwich City

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 17:16
Rashica zgjedh numër befasues te Norwich City

Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli.

Ai është i gatshëm të nisë përgatitjet për sezonin e ri me klubin e ri, Norwich City.

Rashica është prezantuar tashmë dhe ka vendosur edhe për numrin që do të bartë sezonin 2021/22.

Numri 7 është numri i tij i preferuar, por ai është i zënë dhe kështu, Rashica ka vendosur që të mbajë edhe më tutje numrin shtatë, por duke ia shtuar numrin 1 para.

Pra, sezonin e ardhshëm në Premierligë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do ta bartë fanellën me numrin 17.

(Kosova Sot Online)