Rashica: “Nuk po më pritet për sezonin e ri n’Premierligë”

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 17:40
Rashica: “Nuk po më pritet për sezonin e ri n’Premierligë”

Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli. Ai është gati për sezonin e ri me klubin e ri, Norwich City.

Pas transferimit nga Werder Bremen javë më parë, Milot Rashica ka dhënë intervistën e parë për klubin anglez.

Ao ka thënë se mezi pret që të startojë sezoni dhe se tashmë është akomoduar në Norwich.

“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer”, e nisi ai intervistën. “Mezi pres të filloj. Jam vendosur shumë mirë këtu me familjen, gjithçka ishte gati dhe e përgatitur për ne. Tani kam nisur stërvitjet me djemtë dhe po i shijoj”.

“Gjithçka është e mrekullueshme – qendra e stërvitjes, gjithçka”.

Ai shpjegoi edhe bisedën me Daniel Farke dhe se si mund të përshtatet në formacionin e Norwich City.

“Kemi pasur kontakte në të kaluarën, por më pas interesimi ishte serioz në mua që nga fillimi. Kam pasur bisedë të mirë me trajnerin dhe më ka shpjeguar se çfarë do ai nga unë, stilin e lojës dhe mendoj se mund të përshtatem mirë. Nuk mu desh të mendohem shumë, kështu që vendosa të vij këtu.

“Stili i lojës së Norwich City mund të më përshtatet shumë mirë sepse ata luajnë futboll ofensivë dhe i pëlqen të mbajnë topin. Shpresoj që të shfrytëzoi unë kualitet një për një dhe të bëjë diferencën”.

(Kosova Sot Online)