Drita fiton edhe ndeshjen e dytë, i bashkohet Prishtinës në rrethin e dytë në Europa Conference League

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 22:59
Drita fiton edhe ndeshjen e dytë, i bashkohet Prishtinës në rrethin e dytë në Europa Conference League

Drita është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues në Europa Conference League, arritje historike për klubin nga Gjilani.

Pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri”, Drita e ka mundur skuadrën malazeze, Decic edhe në udhëtim.

Drita ka triumfuar 1-0 në udhëtim në Mal të Zi, për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues në Europa Conference League.

Ardian Cuculi e ka shënuar golin për Dritën në minutën e 84’, për rezultatin e përgjithshëm nga këto dy takime, 3-1.

Drita i është bashkuar Prishtinës, në rrethin e dytë kualifikues në këtë garë, e cila përfundoi në kualifikime për Europa Conference League pasi u eliminua nga rrethi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Derisa Llapi nuk arriti të përmbysë Shkupin. Ndeshjen e parë Llapi humbi 2-0 në udhëtim, derisa barazoi 1-1 në shtëpi, duke përfunduar këtu aventura evropiane.

(Kosova Sot Online)