Di Maria bën tatuazh trofeun e Kupës së Amerikës

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 23:30
Di Maria bën tatuazh trofeun e Kupës së Amerikës

Pas shumë vitesh pritje dhe pas shumë finaleve të humbura, Argjentina ia ka dal të triumfojë në një turne të madh, duke rrëmbyer Kupën e Amerikës.

Me Lionel Messin në top formë, Argjentina ia arriti të fitojë Kupën e Amerikës, trofe që ka gëzuar një vend të tërë, dhe shumë shumë edhe vet futbollistët.

Për Di Marian, që ka humbur shumë finale, ishte ndeshje e veçantë, pasi ai shënoi golin e fitores në finale kundër Brazilit.

Kështu, disa ditë pas finales, Di Maria ka vendosur që të bëjë tatuazh trofeun e Kupës së Amerikës, për ta kujtuar gjithmonë atë mbrëmje të veçantë për të.

(Kosova Sot Online)