Kurrë nuk e kam parë Messin aq të lumtur

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 17:42
Kurrë nuk e kam parë Messin aq të lumtur

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes ndihmoi vendin e tij për ta fituar Copa America, e ku Messi fitoi me në fund një trofe të madh me Kombëtare

Leandro Paredes ka pranuar se ai “kurrë nuk e kishte parë Lionel Messin aq të lumtur” pasi që ndihmojë ikonën argjentinasi që të fitojë një trofe me Kombëtare këtë verë, ku fituan Copa America. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë me në fund ka një trofe ndërkombëtare me Kombëtaren seniore, një trofe që ai nuk e kishte arritur pavarësisht se ka fituar gjithçka me Barcelonën.

Një lehtësim shpirtëror shihej te Messi derisa ai ngriste trofeun kontinental, me 34 vjeçarin që pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën që do ta bëjë atë që ta përfundojë karrierën në Camp Nou.

Çfarë tha Parades?

“Jo vetëm ne, por 45 milionë argjentinas dëshironin ta shihnin Leon duke ngritur një trofe me Argjentinën”, ka thënë Parades për Messi derisa ka folur për TyC Sports për këtë kujtim dhe për emocionet e Messit gjatë kësaj ndeshje.

“Pse jo, dëshiroja të jap gjithçka nga vetja që kjo të ndodh dhe të isha aty duke festuar më të, ishte e jashtëzakonshme. Kurrë nuk e kam parë Messi aq të lumtur dhe kjo ka zgjatur për 45 ditë sa ishim bashkë. Ai është kënaqur shumë me ne. Ishte si një udhëtim për të sapodiplomuarit ku u argëtuam shumë”.

“Ne fituam, sepse këtë e bëmë kundër të gjithëve dhe arritëm në finale. Për ne, ishte një Copa America e jashtëzakonshme, një ëndërr e bërë realitet”.

Çfarë i tha Messi Neymarit?

Pas finales epike në mes të dy rivalëve të vjetër të Amerikës Latine, Argjentinës dhe Brazilit, dy ish lojtarët e Barcelonës patën një përqafim tepër emocional. Messi dhe neymar ishin fotografuar duke biseduar prapa skenave, me Paredes që po ashtu ishte përfshirë në këtë diskutim pasi që është bashkëlojtar me sulmuesin e PSG që është kapiten i Seleçaos.

“Ne nuk kemi biseduar për finalen. Ne kemi biseduar se si jemi më shëndet, si janë familjet tonë, çfarë do të bëjmë për pushime dhe çfarë kemi bërë këto 45 ditë. Pra, krejtësisht për diçka tjetër e jo për finale”, ka shtuar Parades.

“Me këtë do ta kuptoni se çfarë njerëzish janë ata (Messi dhe Neymar). Përpos që janë yje, ata janë aq të përulur saqë ulën pas kësaj finale të rëndësishme dhe flasin për krejt diçka tjetër”. 


(Kosova Sot Online)