Juventusi dëshiron ta huazojë Gabriel Jesusin nga Manchester City

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 18:07
Juventusi dëshiron ta huazojë Gabriel Jesusin nga Manchester City

Juventusi ka kërkuar për ta huazuar, me mundësi blerje, sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus deri në fund të këtij sezoni të ri

Sipas Calciomercato.it, bardhezinjtë dhe trajneri i tyre Max Allegri besojnë që Gabriel Jesus do të sillte diçka më ndryshe në vijën e sulmit të Juves ku do të krijohej një katërshe e fuqishme sulmuese me Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

Braziliani 24 vjeçar mund të luanë vetëm në qendër të sulmit por arrin të luajë edhe në krahun e djathtë dhe të majtë, duke e bërë atë të rrezikshëm në çdo fazë të sulmit që luan. Ai nuk është zgjedhje e parë në Manchester City dhe besohet se ka një çmim prej 60-65 milionë euro.

Kjo shumë është shumë e madhe për mundësitë e Juves, kështu që ata shpresojnë që kampionët e Premier Ligës do të pranojnë  një pagesë për huazim me mundësi blerje të tij në fund të sezonit.

Por në këtë fazë, Zonja e vjetër po ashtu do të dijë më shumë për gjendjen e kontratave të Dybala dhe Ronaldos, derisa ata ende nuk kanë vendosur që ta blejnë kartonin e Moratas nga Atletico Madrid. Gabriel Jesus ka shënuar 14 gola dhe ka bërë katër asiste në 43 ndeshje për Citizens sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)