Tottenham propozon shkëmbim Aouar-Ndombele me Lyonin

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 21:49
Tottenham propozon shkëmbim Aouar-Ndombele me Lyonin

Tottenhami është hyrë në garë për të nënshkruar Houssem Aouar të Lyon duke ofruar marrëveshje shkëmbimi me Tanguy Ndombele, kanë thënë burime me ESPN.

Lyon besohet se dëshirojnë ta shesin Aouar për gjysmën e çmimit, për rreth 25 milionë për shkak të kontratës së tij. Arsenali ka shprehur interesim që një kohë për mesfushorin, por ata duhet të shesin disa lojtarë para se të bëjnë lëvizje për të. Paris Saint-Germain, Manchester United, Liverpool dhe një klub spanjoll pa emër jkanë të interesuar për të.

Por, Spurs kanë kontaktuar Lyonin me një propozim i cili përfshin mundësinë e tyre që ta ritransferojnë Ndombelen, i cili ishte shitur të Tottenham për një shifër rekord më 2019, 60 milionë euro. Burimet i kanë thënë ESPN-së se ende nuk ka një përgjigje formale nga Lyon, edhe pse ata janë duke shikuar që ta rrisin buxhetin e tyre pasi nuk arritën që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për shkak se financat e tyre u dëmtuan shkaku i Covid-19.

Aouar dëshiron të largohet për në Premier Ligë. Bisedimet po vazhdojnë në mes të Spurs dhe Lyon por mbetet të shihet nëse Arsenali do ta zbej interesin për të, pasi që ata bën një ofertë prej 35 milionë euro verën e kaluar por 23 vjeçari vlerësohej 60 milionë euro.

ESPN raportoi më 7 korrik që Aouar është njëri nga mesfushorët kreativ që Arsenali po kërkon, por ata kanë nevojë të largojnë së paku një lojtar në këtë pozitë për të bërë ofertën e tyre. Granit Xhaka është në bisedime me Romën përderisa klubi dëshiron të dëgjojë oferta edhe për Lucas Torreiran derisa e paqartë mbetet edhe e ardhmja e Joe Willock dhe Ainsley Maitland-Niles.


(Kosova Sot Online)