Sa shumë sulmues, sa pak gola – ky është Real Madrid

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 22:09
Sa shumë sulmues, sa pak gola – ky është Real Madrid

Në këtë moment Real Madridi ka 11 sulmues në listën e pagave të mëdha të tyre për sezonin e ri. Natyrisht, jo të gjithë do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin 2021/22, por është e çuditshme se problemi kryesor i kësaj skuadre sezonin e kaluar ishte shënimi i golave

Los Blancos kanë shkuar nga 148 gola që shënuan në sezonin 2017/18 me Cristiano Ronaldon në klub për herë të fundit në 88 në sezonin e kaluar. Kjo është larg nga 174 gola që skuadra shënoi në sezonin 2011/12 apo 173 që shënoi në sezonin 16/17.

Prej largimit të Ronaldos skuadra vetëm njëherë arriti që të shënoi 100 gola (108 në sezonin 2018/19).

Pavarësisht se kanë 11 sulmues prioritet i klubit është blerja e një sulmuesi të ri. Të gjitha rrugët dërgojnë te Kylian Mbappe, në një përpjekje për ta liruar barrën që për momentin e tëra bie në supet e veteranit Karim Benzema.

Benzema ka shënuar 87 gola në tri sezonet e kaluar. Lojtarët e tjerë, ku hynë Casemiro dhe Sergio Ramos kanë shënuar gola të rëndësishëm derisa ky i fundit tashmë nuk është në skuadrën e Real Madridit.

Vuajtjet e “sulmuesve” të Real Madridit

Eden Hazard kaloi dy sezone duke u lënduar vazhdimisht, derisa Marco Asensio pësoi një lëndim serioz në sezonin e mëparshëm. Vinicius nuk i ka përmbushur pritjet për të. Rodrygo nuk arrin që të startojë dhe ka shumë pak minuta të luajtura, Takefusa Kubo është në huazim kurse Luka Jovic dhe Mariano Diaz, të dy janë dështim.

Në anën tjetër, Gareth Bale, i cili ka shënuar disa herë gjatë kohës së tij në Tottenham, vazhdimisht përflitet për një largim nga kryeqyteti spanjoll. Nga këta 11 sulmues që janë në listën e pagave, katër nuk kanë as numër fanelle në skuadrën e tyre. Disa pritet të largohen shumë shpejt, për t’i bërë vend ardhjes së Mbappes.

Për dallim nga Los Blancos, francezi nuk po vuan për gola. Ai shënoi 42 gola në 47 ndeshje sezonin e kaluar. Erdhi apo nuk erdhi ai, Real Madridi do të shpreson që skuadra e tyre të shënojë më shumë se në sezonin 2017/18 në këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)