Zyrtare: Juventus tre muaj pa Arthurin

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 22:29
Zyrtare: Juventus tre muaj pa Arthurin

Juventusi ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka konfirmuar që Arthur Melo ka pasur një operim që do ta lërë atë jashtë fushave për tre muaj

Braziliani e kishte pësuar lëndimin në shkurt, por në vend që të shërohet një tërheqje muskulore ai ka pasur forcim të membranës e cila tani është kalcifikuar. Kjo gjë nuk zgjidhet me metoda tradicionale, kështu që ai është operuar.

Operimi është kryer sot nga mjekët piana dhe Battiston në klinikën Fornaca në Torino. Pas kësaj Juventusi ka lëshuar një komunikatë ku thotë se “periudha e rikuperimit do të zgjat rreth tre muaj”.

“Operimi është kryer nga Dr Piana dhe Dr Battiston, në prezencë të zyrtarit për shëndet të Juventusit, Dr Stefanini në klinikën Fornaca në Torino dhe ishte i suksesshëm. Periudha e rikuperimit do të zgjatë tre muaj”.

(Kosova Sot Online)