UEFA tregon stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 23:00
UEFA tregon stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

UEFA ka lajmëruar për finalët e Ligës së Kampionëve për katër vitet e ardhshme, të cilat do të mbahen në Saint-Petersburg, Istanbul, London dhe Munich, me dy nga katër finale të Europa Ligës që do të mbahen në Spanjë

Finalja e vitit 2021 ishte paraparë që të mbahet në Stamboll më 2021, por ajo u mbajt në Porto për shkak të situatës së vështirë me Covid-19 në disa vende të Europës. Pas ndryshimit të këtij lokacioni, UEFA ka konfirmuar që Stambolli do ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve më 2023.

Këtë sezon, finalja pritet që të mbahet në Rusi, në qytetin e St Petersburgut, në të cilin u luajtën ndeshje edhe të Euro 2020.

(Kosova Sot Online)