Sassuolo refuzon ofertën e parë zyrtare të Juventusit për Locatellin

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 09:58
Sassuolo refuzon ofertën e parë zyrtare të Juventusit për Locatellin

30 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për një lojtar si Locatelli. Juventusi është duke insistuar për talentin e Italisë, Manuel Loctalli. Zonja e Vjetër, sipas burimeve të GOAL, tashmë ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin që spikati në Euro 2020.Sipas GOAL, Juventusi ka bërë ofertë 30 milionë euro për 23-vjecarin, ofertë që është refuzuar menjeherë nga Sassuolo.

Juve madje ofertën e bëri që pagesa të bëhet pas dy vitesh, fillimisht ta marrë në huazim, por Sassuolo, duke parë edhe interesimin e shumë klubeve tjera, përfshirë edhe Arsenalit, do të që nxjerri sa më shumë para nga shitja e ish mesfushorit të Milanit për të ndërtuar skuadrën për sezonin 2021/22. 

(Kosova Sot Online )