S’ka shpëtim, veç vonim – Varane së shpejti do të kompletojë transferimin te Man United

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 10:05
S’ka shpëtim, veç vonim – Varane së shpejti do të kompletojë transferimin te Man United

Pas Sergio Ramos, Real Madridi “do ta largojë” edhe Raphael Varanen. Real Madridi është duke rrezikuar shumë. Pas largimit të kapitenit, Sergio Ramos, rrugës për t’u larguar është edhe qendërmbrojtësi tjetër Raphael Varane. Sipas Onda Cero, klubet janë në bisedime dhe marrëveshja mund të arrihet brenda disa ditëve.

United ka ofruar 50 milionë euro, shifër të cilën po mendon ta pranojë Reali, që kërkonte shumë më shumë në fillim.Madridi ka tentuar që të rinovojë me francezin, por e pamundur për ta bindur që të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Largimi i Varane do të ishte një rrezik i madh për Realin në tërësi pasi mbrojtja që i ka fituar shumë trofe viteve të fundit Ramos-Varane, s;do të jenë më në Madrid.

(Kosova Sot Online )