“Harry Kane është një nga futbollistët më të mirë në planet”

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 12:37
“Harry Kane është një nga futbollistët më të mirë në planet”

Nuno Espirito Santo, trajneri i Tottenham, është duke e pritur Harry Kanen që t’i bashkohet në stërvitje.

Kane, që shkëlqeu me Anglinë në Euro 2020, mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, me Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin që ka kohë që e duan.

Megjithatë, trajneri i ri i Tottenham e do në skaudrën e tij, sepse sipas tij, pak ka si ai në “planet”.

“Jemi ambiciozë, duam të paraqitemi sa më mirë dhe sigurisht që mbështetemi fort te Kane”, u shpreh ai.

“Ai duhet të rikuperojë energjitë e shpenzuara për momentin dhe të pushojë. Do të bisedojmë më vonë, por e deklaroj që mezi po pres që të na bashkohet në stërvitje”.

“Gjithçka që mund të them është që Harry Kane është një nga futbollistët më të mirë në planet“, theksoi trajneri luzitan i Tottenham”.

Në fund të sezonit, Kane tha se dëshiron të fitojë trofe, dicka që nuk ia ka mundësua Tottenhami, duke lënë kështu të hapur mundësinë e largimit dhe deri me 31 gusht gjithcka mund të ndodhë. 

(Kosova Sot Online)