Pep Guardiola nuk i beson më Sterlingut

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 13:49
Pep Guardiola nuk i beson më Sterlingut

Raheem Sterling bëri një Europian të jashtëzakonshëm dhe ishte lojtari kryesor në sulm, që e dërgoi Anglinë në finale.

Por kaq nuk mjafton për t’i mbushur mendjen Pep Guardiolas.

Trajneri i Manchester City dëshiron ta largojë Sterling, për të liruar hapësira dhe gjeneruar para për Grealish dhe Harry Kane, që janë dy dëshirat e mëdha për merkaton.

Në fakt zgjidhjet në këtë rast janë minimale. Thuajse asnjë klub europian nuk është ën gjendje të paguajë çmimin e kripur të Sterling.

E vetmja mundësi është shkëmbimi dhe një ide është hedhur në lojë.

Anësori i Anglisë, bashkë me Gabriel Jesus mund të përdoren për të sjellë në “Etihad Stadium” Harry Kane. Gjithsesi nuk dihet sa i gatshëm do ishte Sterling të bashkohej me Tottenham.

(Kosova Sot Online)