Sarri i paralajmëron me largim tifozët për Muriqin: “Nëse edhe njëherë flisni kundër Muriqit, do të…”

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 15:35
Sarri i paralajmëron me largim tifozët për Muriqin: “Nëse edhe njëherë flisni kundër Muriqit, do të…”

Nuk e ka fituar dashurinë e tifozëve, por ka respektin e atij që i duhet më së shumti, resoektin e trajnerit, Mauricio Sarri.

Vedat Muriqi ka qenë viktimë e ofendimeve nga ana e tifozëve në stërvitjen e fundit të Lazios.

Tifozët nuk e duan në skuadër dhe kërkojnë largimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Por, Sarri është treguar një profesionist i vërtet duke i dhënë zemër Muriqit që të punojë shumë dhe t’ua dëshmojë të gjithëve se ai ka kualitete të luajë në Lazio.

Trajneri ka dëgjuar ofendimet dhe thirrjet kundër Muriqit dhe është drejtuar menjëherë te tifozët me një ultimatum të qartë.

“Nëse dëgjoj të flisni ndonjë gjë kundër Muriqit, do ta boshatis qendrën stërvitore dhe të bej që t’iu largoj”, dëgjohet të thotë Sarri në një video amatore të xhiruar në ato çaste. 

(Kosova Sot Online)