Conference League: Prishtina dhe Drita i mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse e kalojnë rrethin e dytë kualifikues

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 15:32
Conference League: Prishtina dhe Drita i mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse e kalojnë rrethin e dytë kualifikues

Prishtina dhe Drita i kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë kualifikues për Europa Conference League, nëse ia dalin që paraprakisht ta kalojnë rundin e dytë.

Kampionia e Kosovës Prishtina do të përballet me klubin uellsian Connah’s Quay Nomads në rundin e dytë kualifikues të martën, ndërsa Drita do të ketë sfidë të vështirë kundër gjigantit holandez Feyenoord të enjten.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.

Në shortin e hedhur sot në Nyon, kampionia dhe nënkampionia e Kosovës i mësuan kundërshtarët e mundshëm në rrethin e ardhshëm kualifikues, në përprekje për ta siguruar pjesëmarrjen në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Nëse e kalon klubin uellsian, atëherë Prishtina do të përballet me fituesin e duelit të rrethit të dytë kualifikues Valur vs KF Bodo/Glimt.

Image

Ndërkohë, Drita do të përballej me klubin zviceran Luzren nëse ia del ta kalojë pengesën e quajtur Feyenoord.

Image

(Kosova Sot Online)