Depay: Koeman mbështeti transferimin tim në Barcelonë

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 21:03
Depay: Koeman mbështeti transferimin tim në Barcelonë

Transferi i ri i Barcelonës, Memphis Depay ka arritur në “Camp Nou”, teksa holandezi është shprehur shumë i emocionuar për aventurën e re.

Depay ka nënshkruar me katalonasit pasi i skadoi kontrata me Lyonin, me trajnerin Koeman që luajti një rol të rëndësishëm në nënshkrimin e tij.

Ai tha se shpreson që të fitojë sa më shumë tituj në klub dhe falënderoi Koemanin për mbështetjen.

“Ai mbështeti transferimin tim këtu, në klubin më të madh në botë dhe unë jam gati të ofrojë më të mirën” – tha Depay.


(Kosova Sot Online)