Një rast pozitiv me koronavirus te kundërshtari i Prishtinës në Conference League

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 23:22
Një rast pozitiv me koronavirus te kundërshtari i Prishtinës në Conference League

Një ditë para ndeshjes së Europa Conference League të kampiones së Kosovës, Prishtinës ndaj kampionit të Uellsit, Connah’s Quay Nomads, një rast pozitiv me koronavirus është paraqitur te mysafirët.

Kjo është bërë e ditur nga klubi uellsian përmes një komunikate për media.

Përpara ndeshjes së të martës kundër Prishtinës, mund të konfirmojmë se klubi ka marrë një rezultat pozitiv nga testimet e të dielës nga UEFA”.

“Para udhëtimit drejt Kosovës, klubi ka bërë një hetim lidhur me kontaktet e afërta me rastin pozitiv dhe e ka identifikuar një lojtar që po ashtu duhet të vetizolohet përkundër se ka rezultuar negativ”.

“Natyrisht që klubi dhe lojtarët që mungojnë janë të zhgënjyer, megjithatë ekziston protokolli për të ofruar siguri dhe mirëqenien e të gjithë të përfshirëve”.

“Në një aspekt pozitiv, klubi mund të konfirmojë se kapiteni i klubit, George Horan dhe ritransferimi i fundit, Tom Bibby, kanë udhëtuar me skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit uellsian.

(Kosova Sot Online)